Koloneli i i FSK-së viziton Izraelin, diskutohet për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Koloneli i i FSK-së viziton Izraelin, diskutohet për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, koloneli Ahmet Ajeti, ka marrë pjesë në Konferencën “Herzliya” në Izrael, ku edhe ka takuar disa politikbërës izraelitë.
Ministria bëri të ditur se vizita e tij u realizua me koordinimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.
“Përveç pjesëmarrjes në Konferencën e Herclijas (Herzliya Conference), kolonel Ahmet Ajeti takoi edhe drejtorin ekzekutiv të Institutit për Politika dhe Strategji, gjeneralmajorin në pension, Amos Gilead. Kolonel Ajeti vizitoi edhe Parlamentin e Izraelit, ku zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje, Boaz Bismuth. Në këto takime u theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimit dhe për adresimin e sfidave të sigurisë”, thuhet në njoftim.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.