Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Punës, ku morën pjesë anëtarët e bordit drejtues dhe delegatët e federatave sportive të vendit.
Në qendër të diskutimeve ishin arritjet e fundit të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, si dhe mobilizimi për projektin madhor të Lojërave Mesdhetare 2030. Gjatë fjalës së tij, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, në fjalimin e tij para delegatëve, u ndal veçanërisht te pesha e sukseseve ndërkombëtare që po pwrfaqwsojnw shtetin e Kosovës, si dhe te rëndësia historike e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, gjatë fjalimit të tij, vuri theksin te mbështetja masive që organizata ka ofruar për sportistët dhe trajnerët gjatë vitit 2025, duke siguruar që rruga drejt Los Angeles 2028 dhe Milano Cortina është e mirë-financuar.
“Gjatë vitit 2025, mbështetja financiare përfshiu gjithsej 90 përfitues, 32 bursa olimpike për lojërat olimpike Los Angeles 2028, gjashtë bursa për lojërat olimpike dimërore Milano Cortina, 46 bursa të programit Shpresa Olimpike, si dhe gjashtë trajnerë që vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Të gjitha këto aktivitete dhe programe janë realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Olimpik i Evropës, ANOC dhe ICMG, të cilat dua t'i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme, sikurse Ministrinë për Rini dhe Sport, që mbetet përkrahësi më i madh financiar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave sportive”, theksoi Krasniqi.“Konsideroj që bashkëpunimi me Ministrinë e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë, do të vazhdojmë koordinimin në avancimin e sportit dhe politikave, por në të njëjtën kohë edhe në punën e madhe që pret për organizimin e Lojërave Mesdhetare, që duhet të jetë një punë e përbashkët me qëllim që të arrihet synimi dhe kontributi juaj për të organizuar siç na ka hije si Republikë e Kosovës”, u shpreh Alaj.
Kuvendi u përmbyll me miratimin e Planeve të Veprimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Besim Aliti, dhe Planit Financiar për vitin 2026, duke hapur kështu një kapitull të ri të përgatitjeve për ciklin e ardhshëm olimpik.