Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
arianitkoci
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku tha se ka informacione që edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ndërsa shtoi se ekziston mundësia për ngritje të ndonjë aktakuze të re apo do të zgjerohet kjo aktualja për këtë rast.

Këto komente avokati Koci i bëri pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, me ç’rast tre të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat që i ngarkon aktakuza.

Duke u shprehur optimist që kërkesën e Themelores për mendimin juridik Gjykata Supreme do ta trajtoj me prioritet, avokati i familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku tha se Serbia do t’i dorëzoj të akuzuarit tjerë që janë të përfshirë në arrati.

Ljubomir Pantoviq, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq u shpreh se nuk dëshiron t’i theksoj arsyet se pse të akuzuarit Spasojeviq dhe Toliq zgjodhën të mos deklarohen rreth fajësisë sot.

Ndërsa, avokati i Vladimir Toliq, Milos Deleviq tha se nuk mund ta pranojnë këtë aktakuzë.

Jovana Filipoviq, mbrojtëse e të akuzuarit, Dusan Maksimoviq tha se do të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq,  Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik nëse 42 të akuzuarit tjerë mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj  45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024