Koalicionet paszgjedhore? Kurti: Komunikimet me partitë politike, pas certifikimit të rezultateve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Koalicionet paszgjedhore? Kurti: Komunikimet me partitë politike, pas certifikimit të rezultateve
Albin Kurti07
23/06/2026 - 11:34
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi të martën se komunikimin me partitë politike për mundësinë e ndonjë koalicioni do ta nisin pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

“Kur te certifikohen rezultatet japim përgjigje”, tha ai kur u pyet nga gazetarët pas ceremonisë hapëse të edicionit të 8-të të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “KRAH”, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 ulëse.

Me këtë shpërndarje mandatesh, Vetëvendosje ka mundësi të formojë qeverinë pa koalicion me partitë e tjera shqiptare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026