San Antonio Spurs ka shënuar fitore “jetike” ndaj New York Knicks me rezultat 115:111 në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së, që u zhvillua në orët e para të së martës, sipas kohës lokale në Kosovë.
Me këtë triumf, ekipi nga shteti amerikan i Teksasit ngushtoi serinë në 2-1.
Ylli i San Antonios, francezi Victor Wembanyama, ishte vendimtar në fitore, me 32 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Stephon Castle shtoi 23 pikë.
Në anën tjetër, Jalen Brunson realizoi 32 pikë për Knicks, kurse OG Anunoby kontribuoi me 28.Mysafirët teksanë e nisën ndeshjen mirë dhe krijuan epërsi të dyfishtë që në çerekun e parë, por Knicks reaguan dhe përmbysën rezultatin për të shkuar në pushim me avantazh 64:57.
Megjithatë, Spurs u rikthyen në pjesën e dytë dhe me një paraqitje të fortë në momentet vendimtare siguruan fitoren.
Ndeshja e katërt do të zhvillohet të enjten, ku Spurs do të synojnë barazimin e serisë në 2-2 ndërsa Knicks avantazhin në 3 me 1.