Klopp e zbulon se çfarë po e ndal atë të merr detyrën e trajnerit te Gjermania
Lexohet për: 2 min.
13-Klopp
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në një intervistë për “Bild” ka zbuluar se çfarë po e ndal atë që t’i bashkohet Kombëtares së Gjermanisë në rolin e trajnerit.

Vazhdimisht spekulohet se Klopp do të jetë trajneri i ardhshëm i Gjermanisë, pavarësisht se ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026, raporton KosovaPress.

Tani, Klopp ka thënë se besnikëria e tij nuk po e lejon atë që ta lë Liverpoolin për Gjermaninë.

“Puna e trajnerit në Kombëtaren e Gjermanisë është dhe do të ishte gjithmonë një nder i madh, nuk ka dyshime për këtë gjë. Problemi që qëndron përpara është besnikëria ime. Nuk mund ta lë Liverpoolin tani dhe të them që po e marr drejtimin e Gjermanisë. Nuk funksionon kështu. Dhe kërkimi nuk ekziston”, tha Klopp.

“Nëse në një pikë më duhet ta bëjë atë, atëherë më duhet të jem i lirë, dhe nuk jam për momentin”, shtoi më tej Klopp.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025