Klinaku për arrestimet: Specialja po bën spektakël
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Faton
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të provave po vazhdon me arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, thotë për KosovaPress udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku.

Mëngjesin e së enjtes, EULEX-i ka kryer disa arrestime në Kosovë për të cilat Prokuroria e Specializuar e Hagës ka thënë se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë.

Klinaku i hedh poshtë këto duke thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk bëjnë pengim të drejtësisë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë arrestime.

Klinaku thotë se arrestimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së po ndodhin me qëllim që “t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate”.

“Qysh po vazhdojnë këta me spektakël, prej tyre mund të pritet gjithçka, natyrisht që këtu është i rrezikuar secili pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo ZPS-së“, tha ai.  

Specialja ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.

Është raportuar për bastisje edhe në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Më vonë të enjten, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione sot në Kosovë.

Sipas ZPS-së, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i./B.Ibishi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025