Pjesëtari i FSK-së ndërron jetë pas një aksidenti tragjik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua
Pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.
Ai ishte zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat.
“Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke shprehur ngushëllimet për familjarët dhe bashkëpunëtorët është shprehur se:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin tronditës për ndarjen tragjike të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarit civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Liman Musliu. Vdekja e Liman Musliut është një humbje e madhe për familjen dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për mbarë popullin dhe institucionet e shtetit tonë. Do të kujtohet përherë përkushtimi i tij në shërbim të FSK-së dhe kontributi i lavdishëm i tij në mbrojtje të atdheut. Duke ndarë dhembjen bashkë me gjithë pjesëtarët e FSK-së në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në emrin tim, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu”.