ZPS: Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari
Lajme
Lexohet për: 2 min.
shala
8 orë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi të martën se Haxhi Shala dhe Sabit Januzi e kanë pranuar fajësinë për një akuzë për pengim të personave në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.

Pranimi, sipas ZPS-së, u bë në marrëveshje me këtë zyrë.

“Secila nga marrëveshjet për pranimin e fajësisë bazohet në 'faktet e pranuara', me çka të akuzuarit pranojnë se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta”, tha ZPS më 17 dhjetor.

Sipas njoftimit, trupi gjykues e ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për 18 dhjetor, në orën 09:00.

Ndaj Shalës, ishte konfirmuar aktakuzë në dhjetor të vitit të kaluar. Ai dyshohet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përveç Shalës, ZPS kishte akuzuar edhe Sabit Januzin e Ismet Bahtijarin të cilët u arrestuan më 5 tetor të vitit 2023.

Në fund të vitit të kaluar, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte propozuar që çështja e tyre të bashkohej me atë të Shalës në një gjykim të vetëm.

Sipas prokurorisë, ata kanë tentuar të bindin një dëshmitar të mos jap dëshmi dhe janë përpjekur të pengojnë personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare “me anë të kërcënimit të rëndë”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024