Kjo pritet të jetë paga e Mbappes te Real Madridi
Lexohet për: 2 min.
4-Mbappe
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas konfirmimit se Kylian Mbappe nuk do të qëndrojë te Paris Saint-Germain në sezonin e ardhshëm, “Flashscore” ka mësuar shifrën që Real Madridi është i gatshëm ta shpenzojë për ta siguruar nënshkrimin e yllit francez.

Lëvizja që të gjithë e kanë pritur nga Kylian Mbappe ka arritur. PSG më në fund e ka zbuluar zyrtarisht se Mbappe nuk do të qëndrojë në klub pas sezonit aktual 2023/24, dhe e gjithë vëmendja tani është kthyer nga Real Madridi si pretndenti kryesorë për të siguruar shërbimet e francezit, raporton KosovaPress.

Pas dështimeve gjatë merkatove verore, të cilat mbetën mbi dëshirat dhe kërkesat e lojtarit dhe klubit, tani do të jetë në dorën e Mbappes për ta pranuar ofertën e Real Madridit, nëse ai me të vërtetë dëshiron të vesh fanellën e bardhë.

Nëse Mbappe dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij dhe të jetë pjesë e historisë që një klub me 14 trofe të Ligës së Kampionëve mund t’i sjellë atij, ai duhet të ul kërkesat e tij financiare, pasi që oferta e Realit është shumë më e ulët se paga prej 73 milionë eurosh që ai e fiton në PSG.

Sipas “Flashscore”, paga që Real Madridi do t’ia ofrojë atij nuk do të kalojë shumën e 25 milionë eurove, përfshi këtu bonuset. Kaq përfitojnë edhe yjet e Realit si Vinicius Jr dhe Jude Bellingham.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025