Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të merr pjesë në varrimin e babait
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të merr pjesë në varrimin e babait
Hashim-Thaci
18/03/2025 - 16:39
Linku u kopjua

Aktakuza e dytë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po konsiderohet të jetë arsye e mundshme që Gjykata Speciale nuk i dha leje atij të merr pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçi.

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për KosovaPress, tha se nuk ka bazë për moslejimin e pjesëmarrjes së Thaçit në varrimin e babait të tij, ngase është vendim jo human dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Bajraktari potencoi se aktakuza e dytë, mund të ketë pasur impakt në lidhje me refuzimin e kërkesës së Thaçit për të ardhur sot në Kosovë.

Gjykata Speciale në Hagë në dhjetor të dhjetor 2024-ës, ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt e Fadil Fazliut, për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Bajraktari u shpreh se ditëve në vijim Dhomat e Specializuara duhet të lejojnë lirimin e Thaçit për të marrë pjesë në të pamen e babit të tij, Haxhi Thaçit, raporton KosovaPress.

Babai ish-presidentit Thaçi vdiq të dielën, disa kohë pasi u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ditë më parë, Thaçi vizitoi të atin në Klinikën Interne pranë QKUK-së, ku tashmë i ndjeri po trajtohej.

Varrimi i tij u bë sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026