Kjo është përqindja e policëve që nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 20 për qind e policëve nuk e kanë ende deklaruar pasurinë. Këta dhe të tjerët të cilët nuk kanë bërë transparente kuletat e tyre shpejt pritet të gjobiten. Kurse nga procesi i vitit të kaluar, një numër i madh pritet të dërgohen në prokurori.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se javën e ardhshme do të finalizohen listat për të filluar gjobitjet prej 30 për qind të pagave të tyre. Ai deklaron se këtë vit janë rreth 11 mijë zyrtarë publik të cilët kanë kryet obligimin ligjor me kohë. Për herë të parë janë përfshirë në këtë proces edhe stafi mjekësor, por janë gjashtë mjekë e dy profesorë, të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë.

Buleshkaj në intervistë për KosovaPress, thotë këtë vit se nuk ka krerë të shtetit, ministër, deputetë, kryeshef ekzekutiv e drejtor të përgjithshëm që nuk ka deklaruar pasurinë.

Këtë vit në procesin e deklarimit të pasurisë kanë marrë pjesë mjekët dhe profesorët. Ai thotë se ka pasur një hezitim të mjekëve që ta realizojnë këtë obligim.

Secili nga zyrtarët që nuk e kanë kryer obligimin me kohë do të pranojnë një gjobë nga 30 për qind të pagës së tyre.

Numri më i madh i zyrtarëve publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë janë policët.

Afati i fundit për deklarimin e pasurisë ka qenë data 31 mars. /Sh.Pajaziti/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024