Kjaer i frustruar me Piolin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Simon Kjaer ishte qartësisht i frustruar dhe i zhgënjyer pasi u largua në humbjen e Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit , duke u larguar nga pankina menjëherë pas zëvendësimit.

Qendërmbrojtësi danez 34 vjeçar, i cili zakonisht është një figurë e qetë dhe e pjekur në fushë, nuk pati një lojë të mirë kundër “Nerazzurrëve”, duke lejuar Edin Dzeko dhe Hakan Calhanoglu të shënojnë dy gola në 11 minutat e para të ndeshjes.

Stefano Pioli bëri ndryshimet taktike duke hequr Kjaer dhe Alexis Saelemaekers për t'i zëvendësuar ata me Malick Thiaë dhe Divock Origi, përcjellë KosovaPress.

“Goal Italia” nxjerr në pah sesi Kjaer u tërbua pasi u hoq nga fusha dhe u zhduk menjëherë në dhomën e zhveshjes së Milanit, duke mos parë 30 minutat e fundit të humbjes ndaj Interit nga pankina.

Mbrojtësi 34-vjeçar danez ka luajtur 1482 minuta lojë në 22 paraqitje këtë sezon për kuqezinjtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024