Kishte armë pa leje dhe kërkohej nga gjykata, arrestohet i riu në Sojevë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kishte armë pa leje dhe kërkohej nga gjykata, arrestohet i riu në Sojevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili kërkohej me urdhërarrest aktiv dhe posedonte armë zjarri pa leje.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 22 maj 2026, rreth orës 23:25, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Policia kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit “Opel Meriva” me targa vendore, ku gjatë verifikimit të pasagjerit me inicialet L.T., 25 vjeç, është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Gjatë kontrollit, i dyshuari posedonte edhe një armë zjarri – pistoletë me pesë fishekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë reaguese të policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa personi është dërguar për vuajtje të dënimit me burg prej 20 ditësh për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.