Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa doganore shtesë për disa produkte të importuara nga vendi, në përgjigje të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa shtesë prej 10 për qind për të gjitha produktet e importuara nga ky vend.
Në një deklaratë të Ministrisë së Financave thuhet se do të vendoset taksë doganore shtesë prej 10 për qind për produktet, përfshirë naftën bruto, pajisjet bujqësore, automjetet dhe kamionët me emetim të lartë nga SHBA-ja dhe 15 për qind për qymyrin dhe importet e gazit natyrorm shkruan Anadolu.
Ministria e Tregtisë njoftoi se do të vihen nën kontroll edhe eksportet e mineraleve kritike si tungstenit, telurit, bismutit dhe molibdenit në SHBA.
Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut tha se ka nisur hetime ndaj kompanisë amerikane të internetit Google me arsyen se ka shkelur rregulloret kundër monopolit.Presidenti amerikan Trump me një dekret që nënshkroi më 1 shkurt, vendosi tarifa shtesë prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe tarifa prej 10 për qind për importet nga Kina.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë u theksua se rritja e tarifave ndaj Kinës ishte për shkak të dështimit të autoriteteve kineze për të kontrolluar rrjedhën e fentanilit, lëndës së parë për opiumin sintetik dhe kimikateve të tij pararendëse në SHBA.