Trump emëron Matthew Whitaker ambasador të SHBA-së në NATO
Bota
Lexohet për: 1 min.
Trump emëron Matthew Whitaker ambasador të SHBA-së në NATO
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur ish-prokurorin e përgjithshëm në detyrë Matthew Whitaker për ambasador të ri të SHBA-së në NATO.

“Matt është një luftëtar i fortë dhe një patriot besnik, i cili do të sigurojë që interesat e Shteteve të Bashkuara të avancohen dhe mbrohen”, tha Trump në një deklaratë.

Ai shtoi se zgjedhja e tij do të forcojë marrëdhëniet e SHBA me aleatët e NATO-s dhe do të qëndrojë e vendosur kundër kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit.

“Ai (Whitaker) do të vendosë Amerikën në radhë të parë”, tha Trump.

Whitaker shërbeu si ushtrues detyre i prokurorit të përgjithshëm nga nëntori 2018 - shkurt 2019. Ai shërbeu si shef i stafit të prokurorit të përgjithshëm Jeff Sessions.

Kabineti Trump po formohet pas fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit. Ai deri më tani ka shpallur emra për të drejtuar më shumë se gjysmën e 15 agjencive. Trump do të inaugurohet si president më 20 janar 2025. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025