Stavileci i PDK-së: Kemi rezultat inkurajues, më të mira se rezultatet e exit polleve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
476072073_1319997812680841_3056558354280073157_n
15 orë më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci u shpreh i sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, Stavileci nga selia e PDK-së, tha se rezultati është inkurajues.

“Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë... Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë. Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike”, tha ai.

Stavileci para gazetarëve tha se rezultat zgjedhor është inkurajues për këtë parti. Sipas tij, hapat e mëtejshëm për atë se çfarë do të prodhoj epilogu përfundimtarë i këtyre do t’i ndajnë edhe me medie.

“Rezultati jonë është inkurajues  ajo që e kemi thënë gjatë gjithë kohës në veçanti kryetari Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Hamza të cilët gjatë gjithë kohës kanë punuar në mënyrë më të mirë të mundshme me vizion përkushtim për t’i bashkuar njerëzit rreth një programi për një Kosovë më mirë dhe u pa edhe sot se votuesi i Kosovës dhe jo vetëm ai i PDK por edhe të tjerët u bashkuan që vendin tonë ta bëjnë më mirë. Për hapat e mëtejshëm, për analizat e mëtejshme për atë se çfarë do të prodhoj epilogu përfundimtarë i këtyre zgjedhjeve natyrisht që ne do të jemi gjatë gjithë kohës dhe ato informata do t’i ndajmë edhe me juve. Sot mbi të gjitha në këto orë të para të përfundimi të këtij procesi e rëndësishme është janë dy gjëra e para që kemi pas një proces ku edhe ku edhe njëherë qytetarët tanë kanë treguar një kulturë të lartë politike dhe demokratike dhe e dyta që shumica e njerëzve janë bashkuar për një Kosovë më mirë“, theksoi Stavileci.

Tutje, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci tha se në këto zgjedhje PDK ka një rritje të konsiderueshme.

Stavileci njoftoi se kandidati për kryeministër i PDK, Bedri Hamza do t’iu drejtohet qytetarëve në një konferencë për media në orën 23:00. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025