'KFORI përgjegjës për vijën kufitare', Sveçla: S’e dimë ku po i mban Serbia policët tanë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
'KFORI përgjegjës për vijën kufitare', Sveçla: S’e dimë ku po i mban Serbia policët tanë
Sfeqla
15/06/2023 - 07:27
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë të enjten se gjurmët e gjetura në territorin e Kosovës ku ka ndodhur kidnapimi i policëve të Kosovës nga njësitet speciale të ushtrisë së Serbisë, tregojnë se këta të fundit ishin të shumtë në numër.

Ai ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë vepër, derisa shtoi se përgjegjësia për vijën kufitare është e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë po ashtu se janë duke bërë përpjekje të dinë se ku po mbahen policët shqiptarë të kidnapuar.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurise-rrembimi-i-policeve-agresion-i-serbise-ndaj-kosoves/

“Gatishmëria e Policisë është në nivel të lartë. Unë besoj që do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo sfide”, tha ai në konferencën për media që po mbahet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026