Zjarr në një ndërtesë banimi në Prishtinë, lëndohen tre persona
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarr në një ndërtesë banimi në Prishtinë, lëndohen tre persona
729978976_870601022771803_3452583937141411349_n
27/06/2026 - 09:23
Linku u kopjua

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë banimi në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën "Isa Kastrati".

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkakut të shpërthimit të zjarrit.

Përndryshe, në vend-ngjarje kanë dal ekipet e zjarrfikësve të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026