KFOR-i e mohon se xhandarmeria serbe hyri në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
KFOR
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO e ka përgënjeshtruar lajmin ku u raportua se xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Bervenik të Podujevës.

Sipas KFOR-it, rreth orës 14:45, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitje të fillonte një patrullë të planifikuar dhe të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe përgjatë dy anëve të kufirit.

“Në kohën kur u bë fotografia në fjalë, personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare. Është e rëndësishme të theksohet se skuadra letoneze ishte pozicionuar më tej pas liderit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe”.

“Imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesët që përshkruanin liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e Forcave të Armatosura Serbe. Patrulla e sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurave të përcaktuara mirë”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025