KFOR-i deklarohet për hapjen e urës mbi Ibër
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kfor-10-09-2024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shprehur qëndrimin se çdo vendim për hapjen e mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Në një video-deklaratë për media thuhet se KFOR-i është i fokusuar që të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kurti në veri flet për hapjen e urës dhe dialogun me Serbinë • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024