Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës, një nga dokumentet themelore të shtetit, që sipas hartuesve të saj dhe njohësve të çështjeve juridike ka luajtur rol kyç në zhvillimin demokratik të vendit.
Njëri ndër hartuesit e Kushtetutës, Kadri Kryeziu, thotë për KosovaPress se Kushtetuta e Kosovës është hartuar gjatë viteve 2006-2008 nga një grup prej 21 anëtarësh, duke kaluar edhe në debat publik për harmonizim.
Megjithatë, Kryeziu thekson se Kushtetuta e Kosovës hyn në kategorinë e kushtetutave të “kushtëzuara” apo “të imponuara”, për shkak të nevojës për respektimin e të drejtave të komunitetit serb. Ai shton se ekzistojnë edhe vakuume që në të ardhmen mund të kërkojnë ndryshime.
“Është një kushtetutë liberale, e avancuar që i përshtatet jetës politike dhe sociale të Kosovës. Gjatë këtyre viteve Kushtetua ka kryer funksionin e vet të cilës i ka ndihmuar edhe Gjykata Kushtetuese si një prej organeve të centralizuara e cila ka për detyrë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut...02:46 Kushtetuta jonë hyn në kuadër të Kushtetutave të kushtëzuara ose të imponuara për shkak të respektimit të drejtave dhe lirive të komunitetit serb. Ka vakume ajo duhet të ndryshohet në të ardhmen”, thotë ai.Ai konsideron se për një demokraci të re si Kosova, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, raste të tilla mund të konsiderohen pjesërisht normale. Sipas tij, një nga arritjet më të mëdha është krijimi i një kulture të respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Jashari përmend disa raste konkrete, si rrëzimi i presidentit Fatmir Sejdiu, kontestet rreth zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president si dhe rrëzimi i qeverisë së Avdullah Hotit.
Nga ana tjetër, Kryeziu thekson se Kushtetuta nuk shkelet nga individët e zakonshëm, por nga autoritetet shtetërore si presidenti, kryeministri apo ministri i Punëve të Jashtme, veçanërisht në çështje me karakter territorial. Ai shton se në shumë raste nuk bëhet fjalë për shkelje direkte, por për mospërputhje të akteve normative, si ligjet apo dekretet e organeve ekzekutive, me Kushtetutën.
Sipas Jasharit, qeveria së cilës i janë rrëzuar më së shumti ligje është ajo e Lëvizja Vetëvendosje. Ai thekson se kjo ka ndodhur për shkak të përpjekjeve për të ndryshuar ligje bazike dhe mungesës së hartimit të tyre në përputhje të plotë me frymën kushtetuese.
“Qeverisë së cilës i janë rrëzuar më së shumti ligje është kjo e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo ka ardhur për dy arsye. E para se ka pasur një tendencë për ndryshimin e disa ligjeve bazike siç është për KPK, Byronë, kauzat që kjo parti politike ka ardhur në pushtet dhe pastaj në rrugë e sipër nuk ka qenë gjendje të hartojë ligje të mira në frymën kushtetutës”, deklaron avokati Jashari.