Këto janë dy ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Muriqi-Kosova
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion këtë muaj me dy ndeshje që do të zhvillohen brenda tre ditëve.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 24 shtator në udhëtim kundër Irlandës së Veriut. Kjo sfidë zhvillohet në stadiumin  “Windsor Park” në Belfast, me fillim nga ora 18:00, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo kundër Qipros më 27 shtator në “Fadil Vokrri”.

Të dy këto ndeshje janë të vlefshme për Grupin 2 të Ligës së Kombeve ku bënë pjesë edhe Greqia.

Kosova renditet e dyta në këtë grup me gjashtë pikë, gjashtë më pak se Greqia e vendit të parë. Irlanda Veriore është e treta me dy pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025