Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme
Foto Ilustruese
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se, bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026 për caktimin e çmimit maksimal, çmimet e lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme (6 prill 2026) mbesin të njëjta si një ditë më parë.
Sipas njoftimit, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.86 euro për litër; Benzina: 1.49 euro për litër.
MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e marrë nga ministrja Mimoza Kusari - Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorëve.
Ministria ka paralajmëruar se çdo shkelje e këtij vendimi do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të premten është mbajtur një seancë në Kuvendin e Kosovës për çmimet e naftës, ku është kërkuar nga partitë opozitare heqja e akcizës dhe TVSH-së për karburant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar një kërkesë të tillë lidhur me akcizën dhe TVSH-në për naftën.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.