Fotoja e Nicole Kidman sërish virale, shumë po e quajnë gënjeshtare
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Fotoja e Nicole Kidman sërish virale, shumë po e quajnë gënjeshtare
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Interesimi për foton e Nicole Kidman të vitit 2001, e cila tashmë është bërë dy herë hit viral, vazhdon edhe pas 23 vjetësh.

Fotoja mori sërish vëmendje falë aktores Jenni Dewan, e cila e përdori si memorie për të shënuar fundin e divorcit të saj nga Channing Tatum. Me këtë aktorja Nicole Kidman sërish doli në qendër të vëmendjes.

Është një foto që u pretendua në vitin 2001 për të treguar Nicole "duke festuar divorcin e saj nga Tom Cruise" me lehtësim dhe gëzim. Por historia u ndërlikua edhe më shumë pasi Nicole Kidman deklaroi se skena nuk ishte nga jeta reale, por nga filmi që ajo po xhironte në atë kohë.

"Është një skenë nga një film, jo ​​nga jeta reale. Më kujtohet ajo foto," tha ajo për British GQ

Por, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk janë të bindur për këtë dhe besojnë se fotografia është realizuar pikërisht në momentin kur aktorja po dilte nga zyra e avokatit pasi mësuan se divorci ishte finalizuar zyrtarisht. Në foto, Nicole shihet me sytë mbyllur dhe krahët e shtrirë, gjë që shumëkush e interpretoi si një shenjë lehtësimi, ndërsa ajo vazhdon ta mohojë.

Shumë dolën në rrjetet sociale për të ndarë teoritë e tyre: "Nuk mund të mendoj për një film ku ajo ishte pa grim dhe paruke. Cili film do të kërkonte atlete me atë veshje?", "Kam kërkuar përgjigje, por jo filmi i vitit 2001 i përshtatet përshkrimit ", "Askush, madje as fansat e saj, nuk e di se çfarë filmi mund të jetë, unë konkludoj se ajo gënjen dhe se është një foto e saj pas divorcit."

Mirëpo, ka pasur edhe nga ata që kanë dalë në krah të Nicole Kidman, duke pretenduar se ka mundësi që të jetë një skenë nga filmi që më pas është hequr.

Shameless Podcast - original sound | TikTok

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024