Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00 në sallën “Minatori” të Mitrovicës.
Ndërsa tani, trajneri i Kosovës në basketboll Christos Marmarinos ka bërë përzgjedhjen e 12 basketbollistëve që do të jenë në këtë përballje.
Kosova përballet me Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues, ku gjendet në Grupin C së bashku me Danimarkën dhe rivalin e nesërm.
Të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje, ndërkaq vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.
Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina.