Kur UEFA dëboi Rusinë pas agresionit kundër Ukrainës, ajo vendosi një ndalim të lojërave ndërkombëtare edhe në Bjellorusi. Kombëtarja e tyre duhet t’i luaj të gjitha ndeshjet jashtë territorit të saj, duke përfshirë edhe ato kualifikuese për Euro 2024.
Bjellorusëve aktualisht u jepet mikpritja nga Serbia, Turqia dhe Armenia dhe ky është statusi aktual i tyre, por, disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njëriut po kërkojnë përjashtimin e këtij vendi nga Euro 2024, edhe pse presidenti i UEFA-së Alexander Ceferin kishte thënë ne tetor të vitit të kaluar se një kërkse e tillë për momentin duke e paarsyeshme dhe e panevojshme.
Në ditët e fundit janë publikuar tre letra të hapura që kërkojnë që UEFA të përjashtojë Bjellorusinë nga 30 deputetë zviceranë, 46 deputetë të të Gjelbërve dhe më shumë se 100 deputetë të BE-së.
Sipas “Libereco”, gjendja e futbollit në Bjellorusi është gjithashtu katastrofike. Lojtarët kritikë të regjimit do të diskriminohen. Edhe mediat sportive që nuk përputhen me pushtetin do të vuanin dhe ndonjëherë edhe do të ndaloheshin. Dhe ka korrupsion sistematik në federatë.