Gratë duhet të jenë më shumë të përfshira në biznes, pasi asnjë ekonomi nuk arrin pozicionin e plotë pa përfshirjen e grave në sfera të ndryshme.
Kështu u tha në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë në Biznes në Kosovë - një dekadë progres dhe vizion për të ardhmen”, që i dedikohet grave ndërmarrëse.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati tha se pyetja nuk janë numrat se sa gra janë të përfshira por çka po bëhet për t’i rritur këta numra.
“SHBA beson se rritja ekonomike ndërtohet me mundësi dhe bashkëpunim praktik kur sjellim bashkë energjinë e ndërmarrësve dhe qeveria krijon kushte për prosperitet “, tha ajo.“Barazia gjinore dhe rritja e vetëdijes akoma mbetet shumë për t’u bërë. Rreth 20 përqind e grave janë në treg dhe potenciali i plotë do të humbej po nëse nuk shfrytëzohej ky potencial. Asnjë ekonomi nuk arrin pozicionin e plotë pa përfshirjen e grave në sfera të ndryshme.... rruga e Kosovës drejt BE-së nuk është vetëm përmbushja e legjislacionit por edhe ngritja e një ekonomie kompetitive që është e ndërlidhur me tregjet evropiane“, tha ai, derisa përmendi pushimin e lehonisë për dy prindërit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës është e bindur se barazia është rruga e vetme drejt progresit, prandaj janë kujdesur që mbështetja ndaj grave në biznes të mos mbetet vetëm deklarative.
Drejtoresha ekzekutive e Dhomës ekonomike të grave të Kosovës, Lendita Kastrati tha se gratë gjithnjë e më shumë po dëshmojnë suksese duke hapur biznese të reja dhe duke hapur vende të reja të punës. Megjithatë, ajo kishte disa të dhëna ndryshe sa i përket grave në biznes.