Kërkohet anulimi i tenderit një burimor në vlerë 480 mijë euro të MMPH-së për 20 ekspertë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kërkohet anulimi i tenderit një burimor në vlerë 480 mijë euro të MMPH-së për 20 ekspertë
15/06/2026 - 17:24
Linku u kopjua

Organizata Demokraci Plus (D+) i ka bërë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që të anulojë një procedurë prokurimi në vlerë prej 480 mijë eurosh, e cila parasheh angazhimin e 20 ekspertëve përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta (MShV), të njohura edhe si “kontrata mbi vepër”.

Sipas D+, procedura e prokurimit me numër 210-26-4238-2-1-1 parasheh që ekspertët të ndahen në nëntë lote dhe të angazhohen për një periudhë deri në 24 muaj, me orar të plotë pune prej 40 orësh në javë.

Organizata vlerëson se detyrat e parapara për këto pozita, si administrimi i dokumentacionit, koordinimi institucional, organizimi i takimeve, hartimi i raporteve, komunikimi publik dhe mbështetja teknike-administrative, përfaqësojnë funksione të rregullta të administratës dhe jo shërbime të veçanta profesionale që kërkojnë kontraktim të jashtëm.

D+ thekson se Rregullorja Nr. 002/2024 për Prokurimin Publik përcakton se kontraktorët individualë mund të angazhohen vetëm për ekspertizë specifike që nuk mund të sigurohet përmes procedurave të rregullta të rekrutimit në administratën publike.

Sipas organizatës, përdorimi i Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta nuk duhet të shërbejë si zëvendësim i rekrutimit të rregullt të personelit sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, andaj kërkon anulimin e kësaj procedure të prokurimit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026