Kosova synon inovacionin, Kurti: Të rinjtë kyç për tregun e punës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova synon inovacionin, Kurti: Të rinjtë kyç për tregun e punës
Albin Kurti
15/04/2026 - 11:05
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti tha se pasuria më e madhe e vendit janë njerëzit, ku të rinjtë në Kosovë përfaqësojnë përqindjen më të madhe.

Tutje, ai theksoi se "Kosova ka zgjedhur të mësojë, punojë dhe të jetë e hapur ndaj botës".

Kështu u shpreh ai në eventin e organizuar nga Asociacioni i Udhëheqësve të Shërbimit në Kosovë me temën "Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”.

"Ne jemi të vetëdijshëm që tregu i punës po ndryshon, na duhen shkathtësi për të qenë konkurrues. Prandaj, kemi paraparë projekte dhe iniciativa, të cilat do të ofrojnë mundësi shtesë. Synojmë të jemi vendi ku inovacioni zhvillohet. Ky nuk është një vizion i largët por një proces që ka nisur. Kosova ka gjjthçka që duhet për ta bërë hapin e ardhshëm", u shpreh ai, raporton KosovaPress.

Të rinjtë në Kosovë, ai shtoi se flasin disa gjuhë.

"Pasuria më e madhe janë njerëzit tanë. Jemi populli më i ri në botë, të cilët flasin disa gjuhë, kanë shkollimin për të zhvilluar talentin e tyre. Kemi lidhje të forta me mërgatën tonë, mbi një milion të cilët jetojnë në vendet gjerman-folëse", tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026