Para më shumë se tre muajsh e kishte shpallur nën kërkim. Por, policia në Gjakovë në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët ka arritur që ta arrestojë 20-vjeçarin.
Florian Fila, kërkohej për veprën penale “Dhunim”. Fila me vendim të prokurorit është ndalur në mbajtje, njofton policia.
Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.