Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Kërcënimi është dërgua në emailin zyrtar të Presidencës”, ka thënë Kupina për KosovaPress.
Kupina tha se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. “Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë”, tha ai.
“Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, tha ai.
Kupina tha se rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë.