Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur në mënyrë të kontrolluar si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.
Sipas KEK-ut, ndalimi i njësisë është vlerësuar si i domosdoshëm nga stafi profesional, në përputhje me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.
KEK bëri të ditur se, falë bashkëpunimit me Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH), është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë elektrike, deri në rikthimin e njësisë në operim.
KEK njofton se ekipet profesionale janë në gatishmëri të plotë dhe, pas ftohjes së njësisë, do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, për të nisur menjëherë procesin e sanimit dhe rikthimin e njësisë A4 në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm.