Deputetja britanike, Alicia Kearns ka deklaruar se ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën.
Kështu është shprehur ajo në rrjete sociale, pas deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku kishte kritikuar Kosovën për mungesë të sjelljeve evropiane.
.@JosepBorrellF’s spokesperson demonstrates the complete lack of balance in the EU’s dealings with Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 14, 2023
To say ?? has “inability to behave in a European manner" is a gross misrepresentation, but then not to call out Serbia’s actions given list below?pic.twitter.com/xRsqRj5bD0 pic.twitter.com/f5PRIaXBhP
“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t'u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian Josep Borrell.