Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, flasin nga QKUK-ja për gjendjen e tyre
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, flasin nga QKUK-ja për gjendjen e tyre
02/07/2026 - 15:10
Linku u kopjua
Katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, raporton KosovaPress.
Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha se të lënduarit kanë plagë nga armë zjarri dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme.
“Janë pranuar katër persona në Qendrën Emergjente me plagë të rënda nga armë zjarri. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre është stabile për momentin”, deklaroi Syla.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar më herët se rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana për KosovaPress.
Pllana tha se aktualisht, njësitet policore po merren me veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Kosovapress/