Katër muaj e katër ditë pas vrasjes, në Teheran ekspozohet arkivoli i Ali Khamaneit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Katër muaj e katër ditë pas vrasjes, në Teheran ekspozohet arkivoli i Ali Khamaneit
APTOPIX Iran Khamenei Funeral
03/07/2026 - 12:43
Linku u kopjua

Arkivoli me kufomën e ish liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është vendosur të premten, në Grand Mosalla të Teheranit, që është kompleksi më i madh për falje dhe ceremoni fetare në kryeqytetin e këtij shteti.

Pranë arkës mortore të tij, janë vendosur edhe disa tabutë tjerë, që u takojnë familjarëve të udhëheqësit.

Ndër ata që u nderuan me vendosjen e arkivoleve të tyre në Grand Moslla janë edhe vajza e madhe Khameneit, dhëndri i tij, mbesa 14-muajshe dhe bashkëshortja e liderit të ri Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të mëparshëm, i cili vazhdon të qëndrojë i fshehur pasi raportohet se u plagos në atë sulm.

Të gjithë të vdekurit u vranë më 28 shkurt, në ditën kur Amerika dhe Izraeli filluan sulmet e tyre masive ndaj Iranit.

Viktimat kryesore të kësaj ngjarje do të varrosen me 9 korrik në vendin e quajtur Mashhad, ku edhe ka lindur Khamenei..

Deri në këtë ditë, arkivoli me kufomën e tij dhe ata të të afërmëve të tij do të lëvizë nëpër Teheran, Qom dhe qytete tjera me rëndësi fetare për iranianët shiitë. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026