Kastrati: Oferta e re e shpërndarjes së teksteve shkollore me miliona më e shtrenjtë
Lexohet për: 1 min.
450555734_1024213489110464_1005020927456032477_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore në Ministrinë e Arismit, Merita Januzaj ka thënë se për rreth një milion kanë ulur çmimin e teksteve shkollore nga mbi 5 milion sa ishte.

Gjatë intervistimit të saj për gati dy orë në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, Januzaj ka thënë se janë munduar në maksimum të bëjnë punën e tyre duke lidhur me tekstet shkollore duke negociuar me shtëpitë botuese.

Ndërkaq, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se shumë më mirë do të ishte për 500 mijë euro të vazhdohej me metodën e vjetër se sa të shkohet me një ofertë me miliona më shtrenjtë.

"Shumë më mirë do të ishte për 500 mijë të vazhdohej me metodën e vjetër të subvencionimit se sa të shkohet me një ofertë me miliona më shtrenjtë. Për 500 mijë euro e kanë prish pazarin", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025