Kapet me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, procedohet penalisht 40-vjeçari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapet me armë zjarri në një lokal në Ferizaj, procedohet penalisht 40-vjeçari
22/06/2026 - 08:29
Linku u kopjua
Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një 40-vjeçari në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, të dielën (22 qershor 2026), rreth orës 23:45, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar informatë se një person që ndodhej në ambientet e një lokali në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte parë me armë zjarri.
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar të dyshuarin me inicialet M.H., 40 vjeç, dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Policia njofton se arma e zjarrit është gjetur pasi i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur sapo kishte vërejtur praninë e zyrtarëve policorë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe tre fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
/Kosovapress/