Kapet me 11 fishekë në valixhe, ndërhyn Policia në Aeroportin e Prishtinës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapet me 11 fishekë në valixhe, ndërhyn Policia në Aeroportin e Prishtinës
718868774_1428718389291288_6990616415949619528_n
08/06/2026 - 09:25
Linku u kopjua

Dogana e Kosovës ka zbuluar 11 fishekë për armë gjatë kontrollit të një udhëtari në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas Doganës së Kosovës, rasti është evidentuar gjatë kontrolleve rutinë të udhëtarëve në fluturimin Hamburg – Prishtinë. Udhëtari ishte përzgjedhur për kontroll pasi kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër.

Gjatë skanimit të bagazhit, zyrtarët doganorë kanë identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar. Më pas është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë.

Pas zbulimit të municionit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar fishekët e gjetur.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e hyrjes së paligjshme të mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës.

Alarm në Aeroportin e Prishtinës, Dogana zbulon fishekë në bagazhin e një udhëtari nga Hamburgu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026