200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në Prishtinë
727322966_1421497056679709_2504144047169619446_n
20/06/2026 - 14:33
Linku u kopjua

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej 200 euro ndaj një qytetari për hedhje të mbeturinave vëllimore në kundërshtim me rregulloret në fuqi.

Sipas njoftimit, masa ndëshkuese është ndërmarrë në kuadër të inspektimeve të rregullta që po zhvillohen në territorin e kryeqytetit me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit publik.

Nga Komuna e Prishtinës është bërë e ditur se inspektimet në terren po vazhdojnë çdo ditë dhe se çdo person që shkel rregullat për menaxhimin e mbeturinave do të përballet me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026