Kapen 18 kilogramë drogë, ishin hedhur në mbeturina, dy të arrestuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapen 18 kilogramë drogë, ishin hedhur në mbeturina, dy të arrestuar
Policia e Kosovës bëri të ditur se gjeti rreth 18 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan dy të dyshuar.
Sipas Policisë, të premten rreth orës 17:30, hetuesit policorë nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, në tentim për të ndaluar një veturë për kontrollim, drejtuesi i saj arriti t’i ikë përkohësisht kontrollit nga Policia.
“Më pas njësi të ndryshme policore arrijnë që veturën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë. Policia, konkretisht hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)- Ferizaj, duke kontrolluar rrugën nga dyshohej se ishte larguar vetura, në një vend me mbeturina kanë gjetur të hedhura tre thasë me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, substanca narkotike dyshohet të jetë hedhur nga vetura që i ishte shmangur ndalimit policor.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.