Kaos në ndeshjen në Kolumbi, dhjetëra të goditur me thikë
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Derbi i xhiros së 10-të të kampionatit kolumbian mes Atletico Nacional dhe Atletico Junior është ndërprerë në minutën e 55-të pas kaosit në tribunat e stadiumit në Medellin.

Atletico kryesoi 2:0 dhe pas golit të dytë, tifozët mysafirë filluan të sulmojnë shikuesit dhe lojtarët.

Në pamjet që qarkullojnë në X shihet se si një lojtar vendas goditet me thikë, por për fat shpëton. Pas kësaj, tifozët e Nacional u vërsulën drejt tifozëve mysafirë dhe më pas pati një trazirë të madhe.

Tifozët sulmuan dhe i hodhën thika njëri-tjetrit. Tifozët e Nacional hodhën disa tifozë të Junior në tribunën e poshtme dhe disa prej tyre, duke u larguar nga kundërshtarët, u hodhën vetë në tribunën e poshtme, ku më pas tifozët vendas do t'i rrihnin.

Së shpejti, dhjetëra tifozë dolën në fushë dhe disa nga tifozët mysafirë duhej të shpëtoheshin nga rrahjet brutale nga lojtarët e tyre. Një video tregon dy lojtarë që largojnë një nga tifozët e tyre nga një turmë huliganësh të zemëruar, të cilët po e rrihnin në tokë.

Sipas informacioneve të fundit janë plagosur 21 persona, shumica me plagë nga thikat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024