Kaos në kryeqytet si pasojë e mungesës së rrymës, KEDS-i pa përgjigje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kaos në kryeqytet si pasojë e mungesës së rrymës, KEDS-i pa përgjigje
Kaoss
29/03/2026 - 21:58
Linku u kopjua

Disa vende të Prishtinës vazhdojnë të mbesin ende pa energji elektrike. Tash e gati nëntë orë në “Lagjen e Spitalit”, dhe tek Qendra Studentore, banorët kanë mbetur pa furnizim të rregullt me energji elektrike, raporton KosovaPress.

Shumë qytetarë në Prishtinë kanë reaguar në rrjete sociale për ndërprerje të energjisë elektrike.

Megjithatë, nga KEDS-i nuk janë përgjigjur për KosovaPress se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në këto pjesë të qytetit.

Ani se nuk reagojë KEDS, nga KOSTT kanë thënë se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”  në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, raporton KosovaPress.

Sipas KOSTT, si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, u tha në njoftim.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, është shkaktuar edhe kaos në trafikun e Prishtinës pasi që nuk janë në funksion semaforët tek Qendra Studentore, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në këtë vend, komunikacionin tanimë është duke e dejtuar Policia e Kosovës.

KosovaPress raportoi se sot, prej orës 14:00, banorët e lagjes së Spitalit përkatësisht, ata të rrugës “B” dhe të “Muharrem Fejza”, si dhe në Dardani janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë ndërprerje kanë treguar për KosovaPress disa qytetarë të kësaj zone.  

KosovaPress merr vesh se qendër të qytetit ka furnizim të rregullt me rrymë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026