Kanosje në Ferizaj, intervistohen katër të dyshuar, sekuestrohen tri armë zjarri dhe 73 fishekë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kanosje në Ferizaj, intervistohen katër të dyshuar, sekuestrohen tri armë zjarri dhe 73 fishekë
njoftim i policise
26/02/2026 - 20:54
Linku u kopjua

Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi që dyshohen të jenë përfshirë në një rast kanosjeje.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e të dyshuarve.

Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim, të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale.

“Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit nuk posedonin leje valide për armët e sekuestruara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026