Kane: "Ndeshja është kundër Argjentinës, jo vetëm kundër Lionel Messit"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kane: "Ndeshja është kundër Argjentinës, jo vetëm kundër Lionel Messit"
New Project - 2026-07-15T190017.394
15/07/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur me respekt të madh për Lionel Messin para gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke e cilësuar argjentinasin si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Është vërtet e çmendur kur mendon se si ka arritur të qëndrojë në majë për kaq shumë kohë dhe nuk ka luajtur kurrë më parë kundër Anglisë”, tha Kane.

Megjithatë, sulmuesi anglez theksoi se fokusi i ekipit të tij nuk është vetëm Messi, por e gjithë Argjentina.

Ndeshja është kundër Argjentinës, jo vetëm kundër Lionel Messit. Duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse përballemi me një skuadër fantastike, me një sistem të shkëlqyer loje dhe lojtarë të jashtëzakonshëm.”

Kane shtoi se Messi ka dëshmuar për gati dy dekada pse konsiderohet një nga më të mirët në historinë e futbollit.

Messi e ka bërë këtë për gati 20 vjet. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë, në mos më i miri i të gjitha kohërave, për dy dekada. Të gjithë e dinë rrezikun që ai mund të krijojë.

Ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës është afër fillimit me vetëm pak orë që na ndajnë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026