“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, çka zbuloi AKI-ja për të dyshuarit si spiunë të BIA-s serbe
Lajme
Lexohet për: 3 min.
PSRK
18 orë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit si të dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe. Ky veprim vjen pas hetimeve të zhvilluara nga organet e sigurisë.

Sipas burimeve brenda organeve të sigurisë, autori dhe moderatori i emisionit Debat Plus, ka bërë të ditur se Serbia kishte planifikuar që të vendoste kamera të fshehta në hotele dhe motele në Kosovë, në dhomat ku mund të qëndronin politikanët e lartë të Kosovës.

Sipas informacioneve të shpalosurura thuhet se qëllimi i këtij plani të sofistikuar ishte që këto figura të rëndësishme të vendit të komprometoheshin dhe më pas të përdoren për shantazh.

“Burime brenda organeve të sigurisë, burime brenda inteligjencës. Po flas për burime të televizionit Dukagjini, bëjnë me dije se Serbia kishte edhe një plan për të kompromentuar personalitete të Kosovës. Këto burime bëjnë me dije se AKI-ja ka zbuluar se përmes Bedri Shabanit, shërbimi sekret serb apo BIA, ka synuar që të vendoste kamera nëpër hotele dhe motele në Kosovë. Tek dhomat më të larta, dhomat superiore, që do të mund të shfrytëzoheshin nga politikanët, duke pas parasysh kamerat e fshehta, të cilat mund të frekuentoheshin nga politikanët dhe më pas të përdoreshin për shantazh. Të dhënat thonë se janë targetuar hotelet, ku veçmas shkojnë personalitet më të larta të Kosovës, me qëllimin e komprometimit të tyre. Normalisht që më pas do të shantazhoheshin këta politikanë nga institucionet e sigurisë. Burimet bëjnë me dije se pikërisht ky ka qenë plani të kryhej përmes Bedri Shabanit. Kjo ka të bëjë me informacionet më të fundit dhe ekskluzive që jemi duke i ndarë me ju në këto momente”, ka thënë Panduri, përcjell Dukagjini.

Edhe KosovaPress mëson nga burime në institucionet relevante se rrjeti i bashkëpunëtorëve të shërbimit serb (BIA) është shumë më i gjerë.

“Janë identifikuar lidhje dhe kontakte, si direkte ashtu edhe indirekte, me individ nga kategori të ndryshme – si ato me rëndësi publike, ashtu edhe ato jopublike, për të cilët pritet Prokurorisë t’i dalë punë”, thonë të njëjtat burime.

Ndërsa në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë kryer veprën penale “spiunazhi”.

https://kosovapress.com/prokuroria-ngreh-aktakuze-ndaj-dy-te-dyshuarve-per-spiunazh-tek-bia-serbe/?fbclid=IwY2xjawIlEiZleHRuA2FlbQIxMAABHaONfQ2_GMFOfIC6Oz22jJeonYylBV6b2nN10WoxsGcKSut8YFuvM4EFfA_aem_PmM0qtSDP-duD-8rpvCwdw

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025