Haradinaj: Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Haradinaj: Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt
Foto Arkivë
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “Kosova të keqe e ka vetëm qeverinë” dhe se kryeministri aktual Albin Kurti “nuk e kupton se zgjidhja është anëtarësimi i shpejtë në NATO.” 

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qeveria do të ndërrohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë. Ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë. Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranoik", tha Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024