Kamberi thotë se me votat që ka marrë deri tani ia sigurojnë ulësen në Parlamentin e Serbisë
Lexohet për: 1 min.
412130018_807003504563280_8994022340036483918_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shaip Kamberi nga lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka siguruar deri më tani 11.278 vota në zgjedhjet parlamentare sot në Serbi.

Ai ka thënë se këto vota do t’ia sigurojnë ulësen në Parlamentin serb, njofton Klankosova.tv.

Në garë për postin e deputetit ishte edhe Visar Mehmeti nga lista tjetër shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 20:00, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë dalja mbi 20 për qind.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare garuan me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës kërkojnë trajtim të barabartë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025