Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
shaipkamberi
04/05/2026 - 22:00
Linku u kopjua

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerësoi se raporti më i fundit i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor i OKB-së konfirmon shqetësimet që prej kohësh janë ngritur për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Konstatimet për gjuhën e urrejtjes ndaj pakicës shqiptare, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucione dhe, mbi të gjitha, aplikimin diskriminues të ligjit për vendbanimin, që ka rezultuar në pasivizimin e adresave dhe humbjen e të drejtave civile e politike, paraqesin një pasqyrë serioze që kërkon përgjigje të menjëhershme institucionale.

Këto gjetje nuk janë thjesht vlerësime teknike, por reflektim i një realiteti të përjetuar nga qytetarët shqiptarë. Ato duhet të shërbejnë si bazë për veprim konkret, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe obligimet që burojnë nga konventat për të drejtat e njeriut.

Respektimi i të drejtave të pakicave nuk është çështje zgjedhjeje politike, por detyrim ndërkombëtar dhe themel i një shoqërie demokratike”, shkroi Kamberi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026