Para përballjes së shumëpritur mes Kosovës dhe Turqisë, aktivistja e shoqërisë civile, Kaltrina Kamberi, ka bërë thirrje publike për tifozët që të tregojnë kulturë dhe respekt në stadium.
Ndeshja Kosovë -Turqi do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
“Pa fishkëllima, pa goditje të ulëta dhe pa kore provokuese. Ashtu nuk jemi ne”, ka shkruar ajo në X. teksa ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së imazhit dhe vlerave të sportdashësve kosovarë.
Kamberi ka theksuar se Turqia konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kosovës, duke nënvizuar se respekti duhet të shkojë përtej rivalitetit sportiv në fushë.E, pavarësisht rezultatit, ajo ka thënë se më e rëndësishmja është që të ruhet krenaria dhe vlerat.
“Le ta dëgjojë bota jo për mosrespektin tonë, por për standardin që vendosim”, përfundon ajo.
Tonight, I’ve got one request for our people/football fans:
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) March 31, 2026
Please show class, show respect.
Respect the Turkish national team, respect their fans, and most importantly respect their anthem. No booing, no cheap shots, no provocative chants. That’s not who we are.
Turkey is one… pic.twitter.com/fdYIP1FCBv